Aksident në Berat-Fier, makina përplas për vdekje punëtorin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2022, 07:19 | Kronikë
Aksident në Berat-Fier, makina përplas për vdekje punëtorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin nacional Berat-Fier.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Velmish, ku një makinë përplasi punëtorin që merrej me sinjalistikën e rrugës, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është shtetasi M.Lama 45 vjeç, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua disa minuta më vonë pasi u largua nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos