Arrestimet në Elbasan, Boçi: Shitja e radhës, maja e ajsbergut të masakrës së 25 prillit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 12:01 | Kronikë
Arrestimet në Elbasan, Boçi: Shitja e radhës, maja e ajsbergut

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Deputeti i qarkut të Elbasanit Luçiano Boci i ka cilësuar si shitjen e radhës, arrestimet e disa drejtuesve dhe efektivëve të Policisë së Elbasanit.

“Arrestimi i djeshëm e drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit”, shkruan Boçi në Facebook.

Sipas deputetit demokrat arrestimi i tyre nuk përbën lajm pasi kështu është vepruar edhe në të shkuarën me të tjerë zyrtarë shtetëror. “A nuk bëri kështu me Kokën?! Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?! Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën. Revolta popullore është në prag!”, përfundon reagimin e tij Luçiano Boçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos