Një motor dhe një biçikletë janë përplasur në një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kamenicë, ku mjeti tip motor me drejtues V. V., 23 vjeç u përplas me biçikletën me drejtues shtetasin V. M., rreth 65 vjeç.
Të dy të plagosurit u dërguan për ndihmë të mëtejshme në spitalin rajonal, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)