
All - Paragraf - 1
Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte pasi ka rënë nga lartësia gjatë punës.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, bën të ditur policia.
All - Paragraf - 3
Po këtë të enjte, rreth orës 14:50, në Kamëz një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë. Sipas policisë, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtyre dy ngjarjeve. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2