Aksident në Korçë-Pogradec, plagosen dy efektive policie të FRONTEX

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 09:54 | Kronikë

Dy efektive policie të misionit FRONTEX kanë mbetur të lënduara si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Korçë - Pogradec.

Pamje nga aksidenti

Sipas burimeve, dy  mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Pocestë, ndërsa të lënduara kanë mbetur pikërisht dy vajzat police, që po transportohen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Pamje nga aksidenti

Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos