Aksident në Krujë, lëndohen tre të rinj nga Kosova

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 08:37 | Kronikë
Aksident në Krujë, lëndohen tre të rinj nga Kosova

Një aksident mes dy mjetesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Sikurse njofton policia si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos