Plagosi 25-vjeçarin me armë në Durrës, arrestohet autori

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 11:07 | Kronikë
Plagosi 25-vjeçarin me armë në Durrës, arrestohet autori

Policia e Durrësit ka bërë të mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin H. Ll., 31 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, ky shtetas, me datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos