Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 22:00 | Kronikë
Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e së martës  në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës", ku mjeti me drejtues A.L. përplasi për vdekje një person që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë Pal Vathi, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për zbardhjen e ngjarjes.

Kryqëzimi ku ndodhi ngjarja është i rrezikshëm dhe pa ndriçim. Në këtë kryqëzim ka pasur më herët aksidente të tjera fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos