Aksident në Milot-Rrëshen, plagoset 21-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 16:05 | Kronikë
Aksident në Milot-Rrëshen, plagoset 21-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në dalje të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip Volkswagen ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas policisë së Mirditës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në Rrugën e Kombit. I plagosuri, një 21-vjeçar me inicialet B.B, është transportuar për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos