Ndërron jetë punonjësi i grumbullimit të mbetjeve pranë kampit të muxhahedinëve iranianë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 15:00 | Kronikë
Ndërron jetë punonjësi i grumbullimit të mbetjeve pranë

Një punonjës i grumbullimit të mbetjeve ka ndërruar jetë në spital, pasi gjatë punës ka dëmtuar rëndë dorën.

Sipas Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në Manzë, pranë kampit të muxhahedinëve iranianë. 64-vjeçari, i identifikuar me inicialet Sh.C., banues në Sukth, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, te kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos