Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 19:46 | Kronikë
Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan- Peqin ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Sipas të dhënave të policisë, makina e drejtuar nga shtetasi E.S. 43 vjeç përplasi këmbësoren Xh.B. 64 vjeç pranë fshatit Përparim, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos