
Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës, Ilirjan Hasanaj, që akuzohet se kreu atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se bashkë me 19-vjeçarin, Ilirian Hasanaj, është vetëdorëzuar edhe Verzan Bajrakurti, i cili dyshohet se është personi që ndihmoi të riun për të bërë atentatin.
Kjo ngjarje ndodhi 4 ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të plagosur rëndë shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe i ati i tij, Xhelali.
Shkaqet e këtij atentati mbeten ende mister. (A2 Televizion)