Aksident në Pogradec, 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 17:02 | Kronikë

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos