Tragjike në Fier, 2-vjeçari ndërron jetë pasi i bie bombola e oksigjenit në kokë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2022, 14:05 | Kronikë
Tragjike në Fier, 2-vjeçari ndërron jetë pasi i bie

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Fier këtë të diel, ku Policia thotë se një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka rënë në kokë një bombol oksigjeni.

Sipas Policisë, i mituri është sjellë nga familjarët në spital për të marrë mjekim, por si pasojë e dëmtimeve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos