
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes së të martës pranë Pogradecit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet Volfsëagen ka përplasur një person që ndodhej në anë të rrugës, i cili tashmë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)