Forcat xheniere shpërthejnë pakon me eksploziv që bllokoi Vlorën

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 19:08 | Kronikë
Forcat xheniere shpërthejnë pakon me eksploziv që bllokoi

Forca xheniere, nga Tirana, i kanë bërë shpërthim të kontrolluar pakos së dyshimtë që u gjet, pasditen e së martës, në qytetin e Vlorës, dhe që mbajti në ankth banorët e zonës për disa orë.

Pas shpërthimit të kontrolluar forcat xheniere konfirmojnë se bëhej fjalë për një sasi lënde eksplozive që ishte e lidhur me një celular.

Pakoja e dyshimtë u gjet pranë Pallatit të Kulturës, ndërkohë që forcat e policisë rrethuan zonën dhe larguan qytetarët e pranishëm.

Paraprakisht mendohet se eksplozivi mund të ketë rënë nga një makinë në lëvizje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos