Ambulanca e spitalit të Fierit përplaset me automjetin, 6 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 19:55 | Kronikë
Ambulanca e spitalit të Fierit përplaset me automjetin, 6 të

Një aksident midis një ambulance dhe një automjeti ka ndodhur në Kavajë, ku si pasjojë 6 persona janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin e njohur si “Bishti i Zhurit”, aty ku u përplasën ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos