
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pikërisht në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar, ku si pasojë të një konflikti ka ndërruar jetë një 32- vjeçar.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J.B, që ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës. Sipas burimeve, viktima pas një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur në këmbë, por më pas nuk i ka mbijetuar plagës.
Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)