
Një aksident rrugor në Vlorë ka shkaktuar dëme të rënda për një kalimtare që ndodhej në rrugën Transballkanike.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës të Apelit, aty ku një automjet me persona ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasen me iniciale M.Ll, duke u larguar nga vendngjarja.
E aksidentuara ndodhet në spital, dhe gjendja e saj shëndetësore sipas burimeve duket e rëndë.
Grupi hetimor dhe forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)