Arrestohet në Morinë turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 14:04 | Kronikë
Arrestohet në Morinë turku i shpallur në kërkim

Një shtetas turk, banues në Kosovë, është vënë në prangat e policisë kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

Arrestimi i 59-vjeçarit me iniciale M.Ç. u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit,  pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit,  ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Korrupsioni". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos