Aksident në Pogradec, përplaset makina me furgonin, lëndohet polici

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 19:52 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Pogradecit, si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Ford me një furgon.

Nga informacionet paraprake, tre të lënduarit janë transportuar në spitalin e qytetit liqenor.

Sipas burimeve, furgoni ishte ndaluar nga një punonjës policie, dhe në momentin që është përplasur nga prapa nga makina Ford edhe polici është goditur nga furgoni. Sipas burimeve, tre personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos