
11 ditë pas rrëmbimit të Jani Prengës, të cilën policia e konsideroi si ngjarje banale dhe konflikt të çastit tashmë sipas bluve 49-vjeçari ka humbur jetën ndërsa ngjarja është zbardhur.
Olsi Turja, Bajram Elton dhe Leonard Hajri që të gjithë nga Shijaku ranë në prangat e policisë. Hetimet zbuluan se të ndaluarit, pasi rrëmbyen Prengën u nisën drejt një resorti në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim.
Për shkak të goditjeve të marra në Kamzë kur u rrëmbye dhe humbjes së gjakut, 49-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës sipas Policisë.
Pasi gjeti vdekjen, rrëmbyesit u kujdesën që të fshihnin trupin e viktimës ndërkohë që forcat special vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.
Shkak për këtë rrëmbim, dyshohet se është bërë një konflikt që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit në Britaninë e Madhe. Sipas hetuesve në mes ka qenë trafiku I kokainës dhe mosdorëzimi I lëndës narkotike nga ana e vëllait të Prengës. (A2 Televizion)