
Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shumë pranë qendrës së Tiranës, ku një makinë përplasi një person ndërsa ishte duke kaluar rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku mjeti me drejtues shtetasin E.Z. përplasi këmbësorin H.B. i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)