Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 40-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 09:28 | Kronikë
Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Rrugën e Kombit.

Sipas Policisë, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu, është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos