Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në ndjekje

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 08:42 | Kronikë
Kamerieri në Dhërmi arratiset me xhiron ditore, policia në

Një kamerier i punësuar në një bar restorant në Dhërmi ka marr leket e xhiros dhe është larguar me shpejtësi me një makinë Golf 5 të bardhë drejt Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës. Kamerieri është arratisur teksa policia e Vlorës ka nisur kontrollet për të. Disa postblloqe policore janë ngritur në të gjitha rrugët nga Dhërmiu drejt Vlorës për ndalimin e personit në fjalë.

Kanë qenë menaxherët dhe më pas pronarët e lokalit që e kanë denoncuar në polici këtë të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos