
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit, pikërisht pranë Rubikut.
Sipas të dhënave, 3 persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin ku u përfshinë 3 makina.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)