
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin ndaj pesë personave të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Për ngjarjen e ndodhur në 25 shkurt të vitit të kaluar SPAK kërkon gjykimin e Leonard Xhixhës, Bujar Lezës, Skënder Vathit, Xhuliano Vishës dhe Ernejt Shytit. Ata akuzohen për “vrasje me paramendim”, “grup të strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave nga organizata kriminale” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Përfshirja e tyre në organizimin dhe ekzekutimin e planit për vrasjen e biznesmenit u zbardh pas bashkëpunimit me prokurorinë të Ernejt Shytit, i dyshuar si personi që qëlloi me armë Sofian teksa po ecte në trotuarin buzë Lanës në krah të Piramidës.
Për të njëjtën ngjarje SPAK ka shpallur në kërkim edhe një person të gjashtë. (A2 Televizion)