
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në pranga ra Gazmir Mehmetaj, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.
Mehmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi ishte dënuar në Itali me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. (A2 Televizion)