Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. Mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet tip “Audi”. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)
Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë
