
Një fëmijë ka mbetur i plagosur rreth mesditës së kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti automobilistik në qytetin e Shkodrës. i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas ndihmës së parë, mjekët kanë konfirmuar se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident, për të shmangur përplasjen me fëmijën, ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një tjetër mjet. Edhe drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime si pasojë e kësaj përplasjeje, por jo serioze. Policia në vendngjarje ngriti grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve. (A2 Televizion)