
Një grup prej 5 personash mbetën të bllokuar për rreth 4 orë të dielën në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit.
Ata kishin shkuar për ngjitje, kur njëri prej tyre ndrydhi këmbën, Gazmend Bugalli, 42 vjeç, ndrydhi këmbën.
Urgjenca mjekësore dhe policia u nisën për në vendngjarje, ku për shkak të terrenit ndërhyrja për ndihmën e shpejtë ishte e pamundur.
Një helikopter shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të lënduarit në spitalin e Traumës në kryeqytet. 4 miqtë e tij u nisën për t’u kthyer në këmbë. (A2 Televizion)