
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e quajtur "Fiershegan".
Policia bën të ditur se një automjet “Benz” është përplasur me një “Toyota” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip "Benz", shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip "Toyota" shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. (A2 Televizion)