Makina përplaset me furgonin, 3 të plagosur në Gjirokastër. Mes tyre, një i mitur

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 17:10 | Kronikë

Një aksident mes një makine dhe një furgoni ka ndodhur pasditen e së premtes në qytetin e Gjirokastrës.

Nga ky aksident, 3 persona kanë mbetur të plagosur. Mes tyre, një i mitur.

Gjirokastër/Informacion paraprak:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen "Punëtore", është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit "Benz", shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos