Aksident në Thumanë, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 20:41 | Kronikë
Aksident në Thumanë, makina del nga rruga

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Mjeti tip "Nissan" me drejtues shtetasin F. B., 65 vjeç, ka dalë nga rruga dhe tashmë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos