
Nga nëntori i vitit 2020 e deri në tetor të këtij viti në Shqipëri ka 1320 raste të referuara në fushën e drogave.
Nga të dhënat e qendrës “Fol”, në mbështetje dhe me ambasadën e Shteteve të Bashkuara, peshën më të madhe të referimeve në polici e prokurori e zë vepra penale e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, me 711 raste.
Ajo që mbetet shqetësuese, sipas ekspertëve, është rritja e numrit të të miturve të përfshirë.
Nga ana tjetër, krimi i organizuar, i cili merret me trafikimin e drogave të forta në vendin tonë aplikon dhe kodin e heshtjes.
Sipas të dhënave statistikore, prokuroria ka vendosur për 51 për qind të rasteve mosfillim hetimesh në fushën e drogave për shkak se shumica e të ndaluarve janë përdorues të lëndëve narkotike. Nga analizat toksikologjike, masa e lejuar për një përdorues është deri në 5 miligramë. (A2 Televizion)