Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet për nesër vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 13:29 | Kronikë
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, shtyhet

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi dhe të bashkakuzuarve kundër masës së sigurisë "arrest në burg".

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, kërkoi lehtësim të masës "arrest në burg", me pretendimin e parrezikshmërisë shoqërore dhe pamundësinë për të dëmtuar provat.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit arrestoi në fillim të këtij muaji ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit për korrupsion në tendera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos