Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në të janë përfshirë dy makina. Aksidenti ka ndodhur pranë Fakultetit Juridik në zonën e Tiranës së re.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje më aksidentin, apo nëse bëhet fjalë për të lënduar.
Në fotot e mbërritura në redaksinë tonë shihet që një prej automjeteve është përmbysur. (A2 Televizion)





