
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Firenze”, duke vënë në pranga Vis Likën, alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. (A2 Televizion)