Aksident tragjik në Elbasan, 4 të vdekur

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 15:40 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Papër, ku 4 persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së 3 automjeteve.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën, të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Katër viktimat po udhëtonin me mjetin tip “Seat”, ndërsa nga hetimet paraprake të policisë rezulton se parakalimi i gabuar ka shkaktuar edhe aksidentin.

Mësohet se viktimat ishin banues në Gramsh, ku 3 prej tyre ishin pjesë e së njëjtës familje. (A2 Televizion)

https://youtu.be/2s4YKvqSHpk

A2 CNN Livestream

Latest Videos