Qëllohen me armë, një e vdekur dhe një i plagosur në një fshat të Krujës

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 06:48 | Kronikë
Qëllohen me armë, një e vdekur dhe një i plagosur në

Një grua ka mbetur e vrarë ndërsa një burrë është plagosur pasi mbi ta është qëlluar me armë zjarri pak para mesnate.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë të Krujës. Sipas Policisë, rreth orës 23:50, ka mbërritur njoftimi se në fshatin Zezë, Krujë janë qëlluar me armë zjarri shtetasit M.H. dhe Sh.B.

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos