Zjarr pranë aeroportit italian, mbyllet pista

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 17:21 | Bota
Zjarr pranë aeroportit italian, mbyllet pista

Një zjarr jo shumë larg aeroportit të Olbias ka shkaktuar mbylljen e përkohshme të pistës “Costa Smeralda”.

Zjarret kanë përfshirë fshatin pranë lumit Enas, përgjatë vijës jugore të uljes së avionëve, me flakët e që po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Një Canadair i mbrojtjes civile kombëtare, dy helikopterë të flotës rajonale dhe disa ekipe ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos