Stambolli ndalon alkoolin në plazhe e parqe, plas zemërimi në rrjet: U aplikua Sharia

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 18:15 | Bota
Stambolli ndalon alkoolin në plazhe e parqe, plas zemërimi në

Prefektura e Stambollit ka vendosur të ndalojë shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike në parqe, plazhe e hapësira të tjera publike, një vendim që ka shkaktuar zemërim te shumë njerëz.

Ndalesa nuk përfshin lokalet dhe restorantet që kanë licence për shitjen e pijeve alkoolike, ndërkohë që shkelësit do të gjobiten deri në 20 euro.

Në një deklaratë për publikun, prefektura shpjegon se vendimi erdhi për të parandaluar ngjarje që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Lajmi ka sjellë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku shumë e cilësojnë këtë censurim si nisjen e aplikimit të ligjit të fortë islamik të Sharias në Stamboll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos