“Aksidentet ndodhin”, tërhiqet kreu i OBSH, kërkon transparencë nga Kina për origjinën e Covid-19

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 10:21 | Bota
“Aksidentet ndodhin”, tërhiqet kreu i OBSH, kërkon

“Unë kam qenë vetë teknik laboratori, kam punuar në laborator dhe aksidente laboratorike ndodhin. Është e zakonshme”.

Kështu u shpreh së fundmi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së Covid-19 dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente, ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit.

Tedros u tha gazetarëve se agjencia e OKB-së me qendër në Gjenevë "po kërkon që Kina të jetë transparente e hapur dhe të bashkëpunojë veçanërisht mbi të dhënat e papërpunuara”, që siç ai tha “organizata i kërkoi që në ditët e para të pandemisë".

Kreu i OBSH-së tha se kishte pasur një "nxitje të parakohshme" për të përjashtuar teorinë se virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator i qeverisë kineze në Wuhan, duke minuar raportin e vetë OBSH-së së muajit mars, i cili arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte "jashtëzakonisht e pamundur". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos