Është një fenomen që ndodh një herë në gjeneratë. Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda. Si pasojë, 40 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit.
Shirat e dendur në Gjermani shkaktuan përmbytje të rënda Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 6 shtëpi janë shembur në një rajon perëndimor të vendit Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje Pamje nga pasojat e përmbytjes
Disa persona janë shpallur të zhdukur teksa të tjerë u detyruan të hipnin në çati, njoftoi policia. Mediat gjermane raportojnë për 30 qytetarë të shpallur të zhdukur dhe mbi 25 banesa në rrezik shembjeje, veçanërisht në rajonin e Vestfalisë dhe Rineland-Palatinatit.
Reporterët e agjencisë Reuters bëjnë me dije se qasja në shumë zona është bllokuar teksa rrjeti telefonik është i paqëndrueshëm.
Dy zjarrfikës u mbytën, sipas raportimeve. Qeveria gjermane dërgoi ushtrinë për të ndihmuar popullatën në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Hekurudhat, rrugët dhe transporti ujor u ndërprenë për shkak të përmbytjeve të rënda. Shirat e dendur pritet të vazhdojnë në jug perëndim të Gjermanisë edhe gjatë të premtes. (A2 Televizion)