
Ashpërsimi i marzhit të dënimit të autorëve të aksidenteve rrugore nuk i ndali këto ngjarje as brenda zonave të banuara.
Për këtë shkak ekspertët vlerësojnë nevojën e ndryshimeve të tjera ligjore.
Për ekspertin Hoxha, shkaktarët e aksidenteve të rënda nuk duhet ta prekin më timonin.
Në varësi të pasojave të sjella nga aksidentet rrugore, Kodi Penal shqiptar parashikon dënime për shoferët përgjegjës, që fillojnë nga gjoba për rastet kur shkaktohet plagosje e lehtë e disa personave, deri në 20 vite burg, kur shkaktohet vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave. (A2 Televizion)