Aksidentet rrugore, fundjavë e përgjakshme, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 09:54 | Kronikë
Aksidentet rrugore, fundjavë e përgjakshme, 2 të vdekur dhe 9

Fundjava e fundit e sezonit veror ka shënuar një bilanc lufte në rrugët e vendit, me 2 të vdekur dhe 9 të tjerë të plagosur nga aksidentet automobilistike.

Nga Veriu në Jug janë shënuar disa aksidente rrugore, ku me fatalet rezultoi ai në rrugën e kombit dhe një tjetër në aksin Korçë-Pogradec.

Në Rrugën e Kombit mjeti tip Toyota u përplas me mbrojtëset anësore dhe për pasojë humbi jetën një fëmijë, ndërsa u plagos i ati që drejtonte mjetin.

https://a2news.com/2019/09/15/aksident-tragjik-afer-pogradecit-1-i-vdekur-4-ne-gjendje-te-rende/

Në rrugën Korçë - Pogradec si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, humbi jetën një prej drejtuesve dhe u plagosen 3 të tjerë. Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbeten të plagosur katër persona. Ndërsa një tjetër i plagosur u shënua në afërsi te Shkëmbit të Kavajës, ku u përplasën një furgon dhe një autobus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos