Elbasan, sherri përfundon në plagosjen me thikë të një 62- vjeçari

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 19:20 | Kronikë
Elbasan, sherri përfundon në plagosjen me thikë të një

Një sherr banal ka degjeneruar në therjen e një shtetasi 62-vjeçar, në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit, aty ku shtetasi Enver Xhezairi është plagosur me thikë nga shtetasi Myslym Lecaj.

Viktima e sulmit është transportuar në repartin e kirurgjisë të spitalit të Elbasanit, dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit nuk kanë sqaruar ende shkaqet e konfliktit, që kulmoi në plagosje pas momente të tëra ku dy protagonistët janë rrahur, madje edhe duke u kafshuar me njëri tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos