Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 11:12 | Kronikë
Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq.

Mjeti tip “Toyota Yaris”  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat mbrojtëse të autostradës, ku për pasojë ka humbur jetën vajza e mitur e drejtuesit të makinës. 13 vjeçarja mbeti e plagosur rëndë në aksident dhe nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos