
Dy të rinj nga Shkodra u arrestuan në kushtet e flagrancës ndërsa po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në kufi 3 shtetas të huaj.
Në prangat e policisë ranë shtetasit P. Gj. 26 vjeç dhe S. G. 25 vjeç, të cilët me mjetin e tyre po transportonin tre shtetasit e huaj të vendeve të treta që të kalonin kufirin me Malin e Zi, me destinacion vendet e BE.
Dy të arrestuarit akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata kishin marrë një sasi parash nga 3 të huajt për t’i kaluar ilegalisht nga vija e gjelbër. (A2 Televizion)