Dytona 500 është më shumë se një garë e rëndësishme e kampionatit NASCAR në Shtetet e Bashkuara, është një nga “mitet” e automobilizmit amerikan.
Pamje nga aksidenti i Newman Pamje nga aksidenti i Newman Pamje nga aksidenti i Newman Pamje nga aksidenti i Newman Pamje nga aksidenti i Newman Ryan Newman
Por fitorja e djeshme e Denny Hamlin u zbeh nga aksidenti spektakolar dhe tragjik i pilotit ekspert Ryan Newman. Në xhiron e fundit, makina e tij që po luftonte për fitoren u përplas me murin rrethues dhe me një tjetër mjet, duke fluturuar disa sekonda në ajër.
Piloti 42-vjeçar u shtrua urgjentisht në spitalin e Halifax, dhe ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Newman kishte fituar pikërisht këtë garë në vitin 2008, dhe është një nga veteranët e kategorisë, me 19 vjet eksperiencë në NASCAR.
Praying for Ryan Newman, a great and brave @NASCAR driver! #PrayingForRyan
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 18, 2020
Një sportist i dashur nga publiku, sa që vetë presidenti Donald Trump ka shpërndarë në Twitter një postim ku lutet për shëndetin e tij. (A2 Televizion)